Fahri Fazliun i cili e mban emrin e axhës së tij hero, e kishte pagëzuar kështu babai i tij, në shenjë kujtimi për vëllanë që i vdiq më 2 nëntor 1989 gjatë luftimeve me forcat serbe.
Fahriu i ri thotë se ndjehet krenar me këtë identitet dhe historitë që ka dëgjuar.
Por prindi i tij Fadili, që ka edhe një vëlla të rënë për liri, Bahriun, e ka përjetuar rëndë aktakuzën e Prokurorisë Speciale për ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Kjo sipas tij, është rëndesë për të gjithë ata që kanë luftuar.
Ky i kujton Thaçin e Veselin si shokë të vëllezërve, në kohën kur këta takoheshin ilegalisht në banesën e tij.
Familjarët e të rënëve për lirinë e Kosovës konsiderojnë se akuzat për krime lufte ndaj luftëtarëve të UÇK-së janë të fabrikuara nga ata që nuk ia duan të mirën vendit. Mirëpo shpresojnë se në fund do të dëshmohet lufta e pastër e shqiptarëve./klankosova/
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...