Arjen Robben ka befasuar tifozët e futbollit me kthimin e tij në karrierën si futbollist profesionist me klubin e tij të parë, Groningen.
Sulmuesi anësor u pensionua nga futbolli në korrik të vitit 2019, pas një karrierë mbresëlënëse e të suksesshme me Chelsean, Real Madridin dhe Bayern Munichun. Ai e mbylli karrierën pasi i fitoi më shumë se 20 trofe, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, tani që klubi i tij i fëmijërisë është duke vuajtur si pasojë e krizës së sjellë nga koronavirusi, ai po e planifikon kthimin në fushën e lojës për t’i ndihmuar klubit të tij të parë në moshën 36-vjeçare.
“Isha 12-vjeçar kur fillova të luaj për akademinë e të rinjve në Groningen. Debutova në ndeshjen kundër Feyenoordit kur i bëri 16 vjeç”, sqaroi Robben një një video të publikuar nga klubi holandez të shtunën.
“Pas dy vjetëve, e sigurova transferimin në PSV Eindhoven. Por një aventure të mrekullueshme 18-vjeçare, ne po vijmë në shtëpi! Po kthehem në Groningen”.
“Po kthehem në shtëpi gjatë kësaj kohe të vështirë krize, një krizë që e ka goditur Groningenin. Është e mrekullueshme ta shohësh se si të gjithë janë duke e përkrahur klubin, e kam përkrahur klubin gjithashtu edhe une dhe kjo më shtyu të mendoj se çfarë tjetër mund të bëjë për klubin tonë”.
“Dua të kthehem si futbollist, si lojtar i Groningen. Kjo më rrinte në mendje dhe tani ky është misioni im. Unë jam duke punuar për t’u kthyer si futbollist në Groningen. Nuk e di a do të më funksionoj apo jo, po është ëndrra ime ta vesh fanellën e Groningenit sërish”.
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...