Një person është arrestuar në Ferizaj pasi që i njëjti dyshohet se i kishte vjedhur veturën një personi tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës përveç veturës i dyshuari dyshohet se kishte vjedhur një biçikletë dhe 80 euro, shkruan arbresh.info.
Policia poashtu njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa automjeti iu ka kthyer pronarit.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr. Enver Topalli, Ferizaj 26.06.2020-05:20. Është raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar një personi mashkull kosovar iu kishte vjedhur vetura e tipit Golf VI ngjyrë e zezë me targa vendore. Përveç veturës i dyshuari dyshohet se kishte vjedhur një biçikletë dhe 80 euro. Njësitet policore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa automjeti iu ka kthyer pronarit./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...