Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka arritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar gjithashtu se të dielën në mbrëmje do të u drejtohet qytetarëve me një fjalë nga zyra e tij, shkruan arbresh.info.
I pari i vendit ka shtuar gjithashtu se shpreson për ditë të mira për Kosovën.
“Motra dhe vëllezër,
Miq të dashur,
Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.
Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.
Gjithmonë i juaji, deri në fund,”, ka shkruar ai.
Ndryshe pas ngritje së aktakuzës nga Gjykata Speciale për presidentin, Hashim Thaçi, ky i fundit ka anuluar fluturimin për Ësshington, ku pritej të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Richard Grenell, emisarin e posaçëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi./arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale