Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në “Facebook’ iu drejtua drejtorit të QSHP, Arben Ziberi duke thënë se fakti që jeni në fushatë zgjedhore nuk u jep të drejtë të thoni të pavërteta
“Katër muaj ndërtojmë besim dhe punojmë në mënyrë transparente. Në asnjë moment nuk sollëm vendime të motivuara politike dhe këtë e dini shumë mirë. Deklarata e juaj është e pavërtetë, e dëmshme dhe jokolegjilae, që më shqetëson” shkruan Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministri shton se e ka për obligim ta mbrojë imazhin e kolegëve nga Komisioni për Sëmundje ngjitëse dhe vendimet e tyre profesionale.
“Besoj se e kuptoni se çfarë dëmi i sjellni në këto momente të ndjeshme kur bashkërisht luftojmë për të njëjtin qëllim. E vlerësoj kontributin e të gjithëve që luftojnë me pandeminë, duke përfshirë këtu edhe kontributin tuaj, por nuk do të lejoj përfitime politike në dëm të epidemisë”, shkruan Filipçe.
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...