Kroacia rivendos karantinën për vizitorët nga 4 fqinjët e saj të Ballkanit Perëndimor, pasi rajoni është përfshirë nga një valë e dytë e koronavirusit.
Qytetarët e Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë se Veriut do të duhen të izolohen për 14 ditë pas mbërritjes në Kroaci, ndërsa do të përjashtohen nga kjo masë udhëtarët që kalojnë atje, transit.
Në fund të muajit maj, Kroacia hapi kufijtë për 10 shtete të BE, përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Estoninë. Vendi kishte regjistruar pak ose aspak infektime të reja që prej mesit të majit, por situata u përkeqësua javën e kaluar kur nisën të regjistroheshin deri në 30 raste të reja në ditë.
Të enjten u raportuan 95 të infektuar në 24 orë, ndërsa autoritetet thonë se kanë hyrë në fazën e bashkëjetesës me virusin, dhe se do të vazhdojë të ketë rritje të rasteve. Shpërthimi i ri, përkoi me një prej etapave të turneut ndërkombëtar të tenisit, Adria Tur, i organizuar në qytetin bregdetar të Zardarit në 20 qershor.
Në event, organizatori Novak Djokovic, bashkëshortja e tij dhe 3 lojtarë të tjerë të tenisit rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit. Turneu nisi në Beograd, në atë që sipas agjencisë së lajmeve AFP ishte një stadium i tejmbushur.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...