Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1279 teste për coronavirus, ndërsa 153 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre, 66 janë nga Shkupi, 20 nga Tetova, 13 nga Kumanova, 13 nga Shtipi, 2 nga Prilepi, 7 nga Struga, 7 nga Ohri, 12 nga Resnja, 6 nga Kërçova, 3 nga Shën Nikolla dhe nga një në Kriva Pallankë, Koçan dhe Probishtip.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe gjashtë viktima, prej të cilëve dy nga Shtipi, një nga Shkupi, një nga Tetova, një nga Ohri dhe një nga Resnja.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 75 pacientë të shëruar: 47 nga Shkupi, 13 nga Shtipi, 1 nga Prilepi, 3 nga Tetova, 2 nga Struga, 1 nga Velesi, 3 nga Ohri, 1 nga Kavadari, 2 nga Gjevgjelia, 1 nga Koçani dhe 1 nga Probishtipi.
me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus shkon në 5595, prej të cilëve 2166 janë shëruar, ndërsa 265 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3164./telegrafi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...