Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 3.095 raste aktive të të infektuarve me Covid-19.
Nga fillimi i epidemisë deri tani janë regjistruar 5.445 të infektuar, janë shëruar 2.091, ndërsa kanë vdekur 259 persona. Pasi u hoqën pothuajse të gjitha restriksionet, çdo ditë vërehen mbi 100 persona të infektuar.
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe vlerëson se numri i rritur i pacientëve është për shkak të mosrespektimit të masave, duke apeluar vazhdimisht që mbajtja e maskës, mbajtja e distancës dhe mos-grupimi do të parandalojë përhapjen e epidemisë.
Deri tani në vend janë bërë 54.456 testime me Covid-19.
Gjatë 20 ditëve të fundit më shumë të infektuar janë regjistruar në Shkup ku aktualisht janë 1.785 raste aktive, prej të cilëve 413 në komunën e Çairit./alsat
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores
Media ndërkombëtare shkruan për vizitën e Marta Kos: Kosova ...
27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të...
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...