Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk do të anuloj vizitën e tij në Bruksel me datën 25 qershor, por nuk do të shkojë në Uashington më 27 qershor në takimin e thirrur nga i Dërguari Special i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Hoti do të takohet nesër me liderë të BE’së në Bruksel. Po ashtu, në të njëjtën datë në Bruksel do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Lutfi Haziri ka thënë në Syri Tv se Hoti do të vazhdojë me itinerarin e tij për takimin në Bruksel, ndërsa ka shtuar se kryeministri nuk do të udhëtojë për në Uashington pas aktakuzës që është ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
‘’Pa Thaçin s’ka delegacion, Hoti nuk shkon në Uashington’’, ka thënë ai.
Haziri ka thënë se pa Thaçin, delegacioni i Kosovës nuk do të jetë i kompletuar.
Delegacione nga Kosova dhe nga Serbia ishte paraparë të takohen në Uashington më 27 qershor.
Thaçi ishte nisur për në Uashington në momentin kur e mori lajmin se ndaj tij Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë për krime lufte. Thaçi vendosi të anuloj vizitën e tij në Uashington dhe nesër do të kthehet në Kosovë.
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...