Ish-pjesëtari i UÇK’së, Gani Geci, ka thënë se nuk ka ndonjë skenar ku nuk është e përfshirë SHBA’ja në aktakuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.
‘’Shpresoj që aktakuza të ketë ndodhur me dijeninë e amerikanëve. Nëse e ka bërë dikush tjetër amerikanët nuk ja falin askujt. Nuk është e rëndësishme për mua ku shkon Hashim Thaçi apo Kadri Veseli apo unë. Me rëndësi të jenë amerikanët aty. Me BE’në edhe ku me ditë sa nuk do të përfundojë dialogu”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7 .
‘’E kam një listë këtu që tregon se kush ka financuar më së shumti luftën në Kosovë. Amerika e ka financuar me mbi 60%.’’
Tutje Geci ka thënë se në Uashington është i gatshëm të shkojë kurdo pa marrë parasysh se me kë, pasi që e di se SHBA është mike e Kosovës.
“Edhe me Hashim Thaçin do të shkoja në SHBA”, thotë ai.
Tutje Geci ka thënë se e shqetëson fakti se në aktakuzë janë edhe krimet kundër shqiptarëve. /Express/
Plagosën 25-vjeçarin në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë
QKUK: 25-vjeçari në gjendje kome pasi u plagos mbrëmë në Pri...
Hamza: Qeveria të ndalë provokimet dhe keqpërdorimin e shtet...
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis:...
A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para...