Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka mbajtur një konferencë për media, pas njoftimit të Prokurorit Special pranë Dhomave të Specializuara për ngritje të aktakuzës ndaj tij dhe presidentit, Hashim Thaçi.
Veseli, tha se prokurori i Specializuar është ngutur me publikimin e aktakuzës ndaj tij dhe presidentit Thaçi, ende pa u konfirmuar aktakuza nga gjykata.
“Zyra e Prokurorit Special pranë Dhomave të Specializuara sot ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp, ku njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj meje dhe ndaj presidentit Hashim Thaçi. Me një veprim të paprecedent, prokurori ka lëshuar deklaratën para se gjykata t’i konfirmoj ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon”, tha Veseli, raporton arbresh.info.
Ai, mohoi çfarëdo pretendimi se ka tentuar të pengojë punën në Dhomën e Specializuar.
“Në këtë deklaratë, prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura, janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Po ashtu nuk ka kurrfarë baze për pretendimet për pengim të punës së gjykatës”, u shpreh Veseli./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...