Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka njoftuar se presidenti Hashim Thaçi ka anuluar udhëtimin e tij për në SHBA.
Sipas njoftimit për media të zyrës së presidencës, presidenti Thaçi ndërprenë udhëtimin për në SHBA, dhe nesër kthehet në Kosovë.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me anulimin e vizitës zyrtare në SHBA, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës tashmë e ka informuar edhe Shtëpinë e Bardhë./arbresh.info
LEXO EDHE:
LAJMI I FUNDIT: Shtëpia e Bardhë konfirmon anulimin e presidentit Thaçi në Uashington
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë