Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, thotë se Bashkimi Evropian nuk ka mbajtur premtimin për t’u dhënë qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave.
Sipas saj, dy milionë kosovarët kanë mbetur larg nga pjesa tjetër e Evropës.
Kështu është shprehur ajo gjatë mbajtjes së punimeve online të Sesionit Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), e cila kryesohet nga Kosova.
Osmani tha se roli i SEECP-së është shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës Juglindore.
“Bashkimi Evropian nuk ka arritur të realizojë premtimin e vet për t’i dhënë popullit të Kosovës liberalizimin e vizave të vonuara. Ende deri më sot, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet tona dhe arritjet e njohura, 2 milionë kosovarë, një nga popujt më pro-evropianë, kanë mbetur larg nga pjesa tjetër e Evropës. Sigurisht, më lejoni të përfundoj duke përsëritur thirrjen tonë, jo vetëm thirrjen e institucioneve, por thirrjen e të gjithë njerëzve të Kosovës që Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e tij për liberalizimin e vizave për popullin e Kosovës”, ka deklaruar Osmani.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...