Ditën e sotme pritej të jepej vendimi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por seanca u shty për të premten.
Kështu të premten më datë 26 qershor ora 13:00, pritet të jepet vendimi përfundimtar për të.
Ndërkohë vendimi për Tahirin ishte parashikuar që të jepej në 11 qershor, ku ai paraqiti dhe një mbrojtje voluminoze prej 138 faqesh.
Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”./tch
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës