Agron Demi nga Instituti GAP ka komentuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Demi përmes një postimi në facebook ka shkruar se kuvendi nuk është arenë për larje të hesave të partive por gjetje të zgjidhjeve të qytetarëve, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar se ata që marrin pagë deri në 2 mijë euro duhet të dalin në teren të shohin se heqja e masave nuk manifestohet me aktivitet normal ekonomik.
“Kuvendi nuk është arenë me la hesape partitë mes vete, po institucion i cili përmes debatit duhet me ardh deri tek zgjidhjet më të mira për qytetarët, të cilët me votën e tyre i kanë zgjedhë dhe me taksat e tyre u mundësojnë deri 2.000 euro rrogë mujore.
Opozita e para 3 qershorit refuzonte miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ashtu si tash opozita e pas 3 qershorit. Deputetët nuk po e bllokonin Albin Kurtin e as tash Avdullah Hotin, por po e bllokojnë rimëkëmbjen ekonomike.
Mjafton deputetët me hy nëpër lokale dhe me bisedu me pronarët e bizneset dhe e shohin që heqja e masave nuk është ka manifestohet aspak me aktivitet normal ekonomik.
E vendi ka nevojë urgjente për ato kredi ndërkombëtare”, thuhet në postim./arbresh.info/
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...
Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, reago...
Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Ko...
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...