Për herë të parë në histori, Lugina do të përfaqësohet në parlamentin e Serbisë nga katër deputetë shqiptarë të cilët fituan ulëset në zgjedhjet parlamentare në Serbi, raporton arbresh.info.
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi e ka quajtur këtë si mundësi të mirë për shqiptarët sepse deputetët e zgjedhur do të mund të formojnë një grup parlamentar dhe të ngritin zërin brenda parlamentit serb edhe për dialogun Kosovë- Serbi.
“Është historike në Luginën e Preshevës që në territorin e Serbisë që shqiptarët të jenë të përfaqësuar nga katër deputet”, tha ai.
“Por kjo është një mundësi që përmes këtyre katër deputetëve të mund të formojmë një grup parlamentar në kuvendi të përfshirë nga 5 deputet me një minoritet tjetër”.
“Të kemi një fuqi politike në prag të dialogut. Shqiptaret pastaj përmes këtij grupi do të kenë mundësi të trajtojnë debate për njohje reciproke dhe një marrëveshje përfundimtare”, tha ai për arbresh.info.
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti s’deklarohet nëse do të ketë koalicion qeverisës
Edi Rama pritet në Pallatin Apostolik të Vatikanit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Anëtarësimi i Kosovës në ...
Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa nd...