22 vjet burg është dënimi që Gjykata e Prizrenit i ka shqiptuar Darko Tasiqit, i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë.
Gjykata Themelore në Prizren, konstatoi se Darko Tasiç shpallet fajtor për dy vepra penale, për krime lufte ndaj popullatës civile, plaçkitje, shkatërrim pasurie, si dhe djegie shtëpie.
Për këtë trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prizren shqiptoi dënimin prej gjithsej 22 vjet burg duke i’u llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga viti 2017, raporton arbresh.info.
Gjykata, dënoi Tasiqin me 7 vjet burgim për veprën penale si në diapozitivin 1 dhe 16 vjet burgim për veprën penale si në diapozitivin 2.
Ndryshe, në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës ish-rezervisti serb, Darko Tasiq, akuzohet se gjatë muajit mars 1999, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të fshatit Krushë e Vogël, të Komunës së Prizrenit.
Sipas aktakuzës, Tasiq akuzohet se fillimisht gjatë periudhës 15–26 mars 1999, ka marrë pjesë së bashku me forcat policore dhe para ushtarake serbe, për të plaçkitur dhe shkatërruar pasuritë e popullsisë civile, duke djegur shtëpi, duke marrë automjetet bujqësore dhe sendet tjera me vlerë të të fshatarëve në përgjithësi dhe familjes Hajdari në veçanti.
Aktakuza e PSRK-së e ngarkon të akuzuarin Tasiq edhe me përdhosjen e trupave të pajetë, duke i djegur kufomat së bashku me forcat tjera policore dhe paramilitare dhe duke i hedhur kufomat në lumin Drin, në një vend jashtë fshatit Krushë e Vogël.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Darko Tasiq me veprimet e tij ka kryer sulm mizor kundër dinjitetit njerëzor./arbresh.info/
LEXO EDHE :
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...