Sipas një studimi të fundit është gjetur se të rinjtë nuk kanë shumë aktivitete seksuale dhe kjo rënie reflektohet veçanërisht tek burrat e popullatës më të re (nga 18 deri në 24 vjet).
Kjo rënië sipas shkencëtarëve ka të bëjë me internetin dhe aplikimet, të cilat gjithnjë e më shumë po frenojnë takimet për shkak të frikës nga një shtatzëni e padëshirueshme ose qasja e lehtë në faqet pornografike, transmeton portal arbresh.info
Një në tre burra të moshës 18 deri në 24 vjeç thanë se nuk kishin aktivitet seksual vitin e kaluar, dhe në krahasim me rezultatet e mëparshme, pasiviteti seksual i grave të së njëjtës moshë mbeti konstante – midis 15% dhe 19%.

Studimi zbuloi gjithashtu se aktiviteti seksual ra në mënyrë të konsiderueshme tek burrat dhe gratë e moshës 25 deri në 34 vjeç, dhe nuk pati ndonjë zhvendosje te njerëzit midis moshës 35 dhe 44 vjeç.
Autorja e studimit, Gene Tuejni, psikologe në Universitetin Shtetëror të San Diego, tha se të rinjtë mund të kenë më pak seks sepse u duhet më shumë kohë për të përparuar në “moshën e rritur”.
Problem sipas saj që ndikon negativisht në shëndetin e përgjithshëm të të rinjëve është edhe stresi dhe zakonet e pashëndetshme që lindin prej tij./arbresh.info/
Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...
Bislimi i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si Zëvendës...
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant