Me 27 qershor, në Washington do të ketë diskutime për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të jetë i pranishëm në këtë takim i cili po cilësohet si një takim historik mes palës kosovare dhe serbe.
Hoti ende nuk e ka caktuar ekipin e tij, por që do të jenë 2 ose 3 persona nga Qeveria e Kosovës.
Këshilltari për media në qeverinë e Kosovës, Xhavit Beqiri ka thënë për arbresh.info se do të jetë një ekip i ngushtë i kryeministrit Hoti që do ta shoqërojnë në Washington.
“Ende nuk është caktuar por disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Të mërkurën ose të enjten do të niset delegacioni i ngushtë i kryeministrit Hoti”, tha ai
Arbresh.info, merr vesh se pjesë e ekipit të Hotit do të jetë edhe një nga zëvendësministrat dhe ministri i drejtësisë, Selim Selimi, si i dërguari nga AAK-ja, për përfaqësim në dialog.
Shefi i qeverisë do të ndalet për një vizitë një ditore në kryeqendrën Evropiane, Bruksel e me pas do të udhëtojë për në ShBA.
Në Bruksel do të takohet me përfaqësuesit evropianë./arbresh.info/
Shefi i kabinetit të Thaçit tregon temat për të cilat Kosova do të diskutojë në Shtëpinë e Bardhë
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n
Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...