Dalin detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme në Lezhë.
Raportohet se një person mbeti i plagosur në dorë pas të shtënave me armë.
Mendohet se në ngjarje të përfshira janë dy grupe, banorë të fshatit Gjadër.
Odise Simoni, personi që mbeti i plagosur kishte ndaluar tek një bar në aksin Lezhë-Shkodër.
Ndërsa një automjet është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të 29 vjeçarit.
Autori që ka qëlluar drejt Odise Simonit është Daniel Rama.
“Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një konflikti të çastit shtetasi D.R.ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin O.S.,29 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit, njoftoi policia.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...