75 raste u konfirmuan dje me koronavirus në gjithë Kosovën. Nga këto raste, tri prej tyre ishin në komunën e Istogut.
Por është pikërisht, Drejtoresha Fatmire Rugova e Institucionit Parashkollor ‘Gëzimi Ynë’ që ka bërë të ditur se njëri nga të infektuarit është familjar i një prej punëtorëve të këtij institucioni.
Ajo gjithashtu theksoi se me rekomandim të Shtabit Emergjent Komunal , çerdhja ‘Gëzimi Ynë’ do të mbyllet përkohësisht derisa të dalin rezultatet e kësaj punëtoreje, transmeton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar prindër,
Gjatë testimeve të ditës së djeshme te tre rasteve ne Istog që rezultuan pozitiv me COVID-19 njëri nga ta është familjar i një punëtores në IP”Gëzimi Ynë “në Istog .
Me rekomandimin e Shtabit Emergjent Komunal Institucini ynë duhet të mbyllet përkohësisht deri sa të dalin rezultatet e punëores .
Urojmë që të gjithë të dalin negativ ,ndërsa të infektuarve ju urojmë shërim të shpejt.
Për fillimin e punës ju njoftojmë me kohë.
Me respekt!
Drejtoresha Fatmire Rugova
Netanyahu paralajmëron Iranin pas sulmeve të fundit: Do t...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...