Neymar është i vendosur që PSG t’i sjellë titullin e Ligës së Kampionëve këtë vit, me kampionët e Ligue 1 që kanë filluar të përgatiten për garën elitare evropiane.
Braziliani për të zbritur në fushe duhet të presë Ligën e Kampionëve, me Ligue 1 që ka mbyllur sezonin para kohe, shkaku i COVID-19.
Kampionët e Francës kanë arritur të kualifikohen deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe sfidat më të rëndësishme janë para tyre.
“Kjo periudhë ishte jotipike, por për qëndrimi kryesor ishte që qëndrojmë sigurt, me trup dhe mendje të qëndrueshme”, ka deklaruar Neymar, përcjell lajmi.net.
“Unë jam i gatshëm dhe i emocionuar për t’u rikthyer, duke menduar shumë për Ligën e Kampionëve, natyrisht”.
“Ne kemi një grup të fortë, pushtuam një kualifikim historik, me të njëjtin intensitet dhe përkushtim. Më mungon ‘nxehtësia’ e lojës”.
“Mezi pres të hyj në fushë dhe, nëse është vullneti i Zotit, të bëj histori”.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...