Në Maqedoni momentalisht ka 2.735 qytetarë të infektuar me Covid-19, prej të cilëve pjesa më e madhe janë nga Shkupi, përkatësisht 1.593.
Në kryeqytet më së shumti raste ka Komuna e Çairit me 352, ndërsa pas Çairit vinë Aerodromi me 127 raste, Butelli 117, Gazi Baba 128, Komuna Qendër 123, Karposhi 108, Saraj 109, njofton Telegrafi Maqedoni.
Rritja drastike e numrit të rasteve me coronavirus, sipas ministrit Venko Filipçe vjen si pasojë e mosrespektimit të masave që janë vendosur nga autoritet. Përveç Shkupit, thotë ministri, ka edhe vatra të tjera të coronavirusit në qytete tjera ndërsa sipas epidemiologëve nga java e ardhshme do të bie gradualisht në Shkup numri i rasteve.
“Parashikimet e epidemiologëve, dhe këtë duhet ta them me rezervë, janë se javën e ardhshme, në periudhën që vjen duhet të pritet edhe vatra në Shkup gradualisht të shuhet”, tha Filipçe.
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...
PDK kërkon llogaridhënie për ekspozitën mbi masakrat
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”