Në Fushë Kosovë sonte janë regjistruar edhe dy raste të reja me coronavirus.
Zëdhënësi i komunës, Ali Topalli thotë për RTV Dukagjinin se për këto raste nuk dihet nëse janë burim i ri infeksioni apo raste kontakti.
“Deri më tani në Fushë Kosovë kemi 55 raste aktive por që deri më tani gjendja e tyre është e mirë dhe nuk kemi ndonjë raport se ndonjëri nga ta kanë gjendje të përkeqësuar shëndetësore”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Topalli thotë se bizneseve u janë shpërndarë rekomandimet që të respektojnë vendosjen e maskave dhe dorezave.
Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës thotë se rastet aktive janë kryesisht qytetarët të rëndomtë dhe nuk ka ndonjë të tillë që punon në institucione publike.
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C