Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, është përgjigjur në lidhje me atë se MPB nuk ka qenë në krye të detyrës gjatë pandemisë, gjegjësisht nuk ka reaguar në grupimin e qytetarëve.
Ai tha se kur bëhet fjalë për festa familjare në objekte shtëpiake, MPB nuk mund të reagojë pa urdhër nga Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Prokuroria në raste na ka dhënë urdhra të tilla, ndërsa në të tjera jo. Në rastet nuk nuk kemi mundur të reagojmë menjëherë, kemi gjetur personat dhe janë ftuar në stacion policor. Është e nevojshme që qytetarët vetë të jenë të ndërgjegjshëm dhe të zbatojnë masat”, tha Çulev.
Ai thotë se me afrimin e zgjedhjeve do të hapen edhe kufijtë dhe qytetarët do të duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e infektimit.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj