Ish presidentja kroate Grabar Kitarovic, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Miroslav Skora dhe Nina Raspudic mbi abortet e grave të dhunuara, shkruajnë mediet kroate.
“Mbështes të gjitha gratë për vendimin e tyre dhe ngrenë zërin kundër atyre që përpiqen të na kthejnë me shekuj prapa. Ka ikur koha kur gruaja ulej në një qoshe ”, ka thënë ajo.
“Gjithmonë kam qenë për jetën, por për një jetë me të drejtë të zgjedhjes. Pa presion, pa stigmatizim, posaçërisht në situata të ndjeshme sikurse është përdhunimi. Prandaj, në shenjë të mbështetjes, unë jam duke e ngritur gishtin e mesëm, për ne gratë dhe të drejtat tona, por edhe për burrat që na mbështesin”, ka thënë ajo për Jutarnji List, e cila edhe e ka dërguar këtë fotografi.
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit