Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka takuar guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me të cilin ka diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes MPMS-së dhe BQK-së, në funksion të mbështetjes së kategorive shoqërore që janë nën domenin e kësaj ministrie.

Ministri Reçica ka gjetur mbështetjen e plotë të guvernatorit lidhur me gatishmërinë dhe vullnetin e tij, që sa më parë, të gjithë pensionistëve në Republikën e Kosovës, t’ua mundësojnë tërheqjen e pensioneve dhe kryerjen e shërbimeve tjera përmes kartelave bankare, si dhe janë dakorduar për të gjetur mundësitë për t’i liruar plotësisht nga të gjitha provizionet e tanishme.
“Kjo do të jetë një e mirë e dyfishtë, sepse me jetësimin e këtij prioriteti, kjo kategori shumë e respektuar e shoqërisë sonë, sadopak i shmanget edhe rrezikut të prekjes me COVID-19 dhe rreziqeve tjera shëndetësore përmes pritjeve të gjata nëpër sportele bankare”, ka thënë ministri Reçica gjatë këtij takimi./arbresh.info/
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria