Gennaro Gattuso i ka lartësuar lojtarët e Napolit për fitimin e Kupës së Italisë me penallti kundër Juventusit, duke thënë se beson në Zotin e futbollit se ç’të mbjellësh do të korrësh.
Ky është trofeu i parë që Gattuso e fiton si trajner dhe është i veçantë duke qenë se ai e zëvendësoi Carlo Ancelottin e shkarkuar nga Napoli në dhjetor.
Ky muaj ka qenë vërtet traumatik për Rinon, të cilit i vdiq motra 37-vjeçare pas një sëmundje të gjatë.
“Jeta dhe posaçërisht futbollit më kanë dhënë më shumë seç unë u kam dhënë atyre. Futbolli më ka bërë burrë. Në jetë, gjithmonë mendon për prindërit dhe familjen së pari, prandaj natyrisht është e vështirë të pranosh atë që ndodh”, tha Gattuso pas ndeshjes.
“Unë besoj në Zotin e futbollit dhe kur i bën gjërat drejt ç’të mbjellësh do të korrësh; t’u shpërblehet”, shtoi ai.
Menjëherë pas fitimit të trofeut, Gattuso u ka thënë lojtarëve të Napolit se tani u duhet të luftojnë fort për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...