Gjashtë muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, qeveria ka miaratuar me anë të një VKM-je, përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në bashkitë Kamzë dhe Kavajë.
Fondi i miratuar është 510 240 000 lekë, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) për ato individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para si pasojë e fatkeqësisë natyrore, në këto dy bashki.
Bashkisë Kamzë do t’i transferohet fondi prej 163 890 000 lekësh, në formën e transfertës së pakushtëzuar, ndërsa bashkisë Kavajë i transferohet fondi prej 346 350 000 lekësh, po në formën e transfertës së pakushtëzuar.
Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Kamzë dhe Kavajë./oranews

Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...
Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Pres...
Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e V...
Vjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të ...
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Turqi
Parashikimi i motit për nesër