Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në prezantimin e ndryshimeve ka thënë se sfida e pandemisë ka detyruar ndryshime dhe rishikim të buxhetit për të adresuar këtë çështje.
Bajrami ka bërë të ditur se FSK-ja do të përfitojë një milionë euro nga rishikimi i buxhetit të Kosovës, raporton Arbresh.info.
“Te ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës është shtuar shuma prej 1 milionë euro për projekte kapitale”, ka thënë Bajrami në Mbledhjen e qeverisë.
Sipas saj, nuk është larguar asnjë projekt fillestar dhe se kursimet do të kthehen në proceset e ardhshme buxhetore, shkruan Arbresh.info.
“Sa i përket implikimet buxhetore jam e vetëdijshme se secili prej nesh do të donim që të kemi më shumë fonde që t’ia dalim nga kjo sfidë dhe ta rimëkëmbim ekonomin. Të hyrat buxhetore në vitin 2020 në total mbi 1 miliard e 788 milionë euro presim një rënie prej 5 për qind”.
“Me kthimin e rritjes ekonomike presim që në 2021 të kemi edhe rritje te hyrave. Shpenzimet buxhetore presim që të jene 2 miliardë e 620 milionë. Deficiti i buxhetit pritet të jetë 6.5 për qind e bruto produktit vendor”, tha ajo./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/686647168733652
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...
SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend ...