I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Kosovë ka takuar disa nga liderët e partive politike.
Por, ai nuk është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.
arbresh.info ka kontaktuar me zyrën për medie të PDK-së të parë nëse do të mbahet ky takim nesër, por të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje.
Ata kanë deklaruar se do të dalin me një komunikatë rreth qëndrimit të tyre.
“Do të dalim me një komunikatë për medie për qëndrimin tonë”, kanë thënë nga kjo zyre.

Sot, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak paraditë ka takuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.
Ndërsa pasdite ka zhvilluar takime me kryetarin e NISMA-së, Fatmir Limajn dhe përfaqësues të Aleancës Kosova e Re./arbresh.info/

KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...