Mbrojtësi i Arsenal, Shkodran Mustafi, ka deklaruar se është i interesuar të rikthehet në Gjermani, pasi beson se Bundesliga ka bërë përparim të madh që nga koha e largimit të tij drejt ligave tjera.
Mustafi gjithë karrierën e tij në nivel të lartë e ka kaluar larg Gjermanisë, pasi kishte lënë akademinë e Hamburgut si 17 vjeçar, duke u transferuar te Everton.
Ai kishte arritur të depërtonte në skuadrën e parë të Everton, duke u paraqitur në një ndeshje të Ligës së Evropës në vitin 2009, para transferimit te Sampdoria në vitin 2012.
Lojtari gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Valencias, para kalimit në Arsenal.
“Bundesliga është gjithmonë interesante për mua”, ka deklaruar Mustafi për Bild, përcjell lajmi.net.
“Për sa i përket sportit, aty është bërë një përparim i madh. Është gjithashtu shtëpia ime”.
“Në situatën e tanishme, është e vështirë të parashikosh se si do të shkojë faza e transferimit”.
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...