Është rritur numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas Departamentit të Shëndetit, janë regjistruar edhe 233 vdekje të reja, duke e çuar totalin në 41,969 viktima, transmeton portali arbresh.info.
Por, kjo shifër nuk përfshinë të gjitha vdekjet që kanë të bëjnë me Covid-19 nëpër Mbretërinë e Bashkuar, që mendohet të ketë kaluar 53,000.
DHSC gjithashtu tha se në periudhën 24-orëshe deri në orën 09.00 të mëngjesit të martën, 113.107 teste janë kryer ose janë dërguar, me 1.279 rezultate pozitive.
Në përgjithësi, janë realizuar gjithsej 6.981.493 testime dhe 298.136 raste janë konfirmuar pozitive.
Shifra për numrin e njerëzve të testuar është “ndalur përkohësisht për të siguruar raportim të qëndrueshëm” në të gjitha metodat e testimit./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...