I pari i vendit, Hashim Thaçi tha se pas marrëveshjes me Serbinë, Kosovën e presin investime të mëdha.
Sipas tij, SHBA dhe aleatët e tjerë të përbashkët janë të gatshëm për investime, shkruan arbresh.info
“Institucionet e Kosovës pas ftesës së SHBA-së, për të vazhduar dialogun në Shtëpinë e Bardhë i janë përgjigjur pozitivisht dhe mirëpresin këtë hap të rëndësishëm dhe vendimtar. Me besim të plotë se është koha të shkojmë përpara si shtet por edhe për paqen në rajon. SHBA por edhe aleatët tjerë të përbashkët janë të gatshëm të investojnë në Kosovë, por parakusht është stabiliteti politik edhe i rajonit. Kjo e bënë edhe më të rëndësishëm procesin e dialogut mes dy vendeve që ende vazhdojnë të mbesin armiqësore”, ka thënë ai.
Në këtë konferencë ai ka deklaruar gjithashtu se nuk do të takohet me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nëse ky i fundit ka ardhur vetëm për hulumtim të terrenit./arbresh.info/
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...