Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur kryeministrin Avdullah Hoti, me të cilin ka biseduar për proceset politike, për pandeminë COVID-19 dhe për rimëkëmbjen ekonomike, shkruan arbresh.info.
Presidenti Thaçi ka thënë se fatmirësisht situata politike është normalizuar dhe tani duhet të krijohet uniteti politik për t’u bashkuar të gjithë në procesin e dialogut përballë Serbisë.
Ndërkaq, fotografia e dërguar nga zyra e presidentit, ku shihen Thaçi dhe Hoti duke buzëqeshur, tregon disponimin e lartë të dy të parëve të shtetit.

Edhe kryeministri Hoti ka theksuar se Kosova ka nevojë të krijojë ekip gjithëpërfshirës në këtë fazë përfundimtare të dialogut me Serbinë, ku pjesë e tij duhet të bëhen edhe subjektet politike opozitare.
Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë shprehur shqetësimet e tyre edhe për rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19.
“Duhet me rreptësi të zbatohen rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë Publike”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit dhe kreu i ekzekutivit janë pajtuar që bashkërendimi dhe koordinimi ndërinstitucional është i domosdoshëm që Kosova t’i kalojë me sukses sfidat me të cilat po ballafaqohet./arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...