Një person është dënuar me 12 vjet burgim për veprën penale “Vrasje”, e kryer në vitin 2004.
Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamentit për Krime të Rënda ka dënuar sot me 12 vjet heqje lirie të pandehurin H.S., për shkak se ka kryer veprën penale vrasje, ndërsa i njëjti është liruar nga akuza për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 147 paragrafi 6, 10 dhe 11 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës.
I pandehuri akuzohet se më 21 tetor 2004 në rrugën ”Astrit Bytyqi” – Ferizaj, ka vrarë Sh. N.
Pas kryerjes së vrasjes, i akuzuari është larguar, por në vendin e ngjarjes i kanë mbetur portofoli me dokumente personale.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.
Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...
AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të t...
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...