Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dënoi ashpër sulmin vandal ndaj Konsullatës së Republikës së Kosovës në Kopenhagë, Danimarkë.
Objekti ku ndodhet Konsullata e Republikës së Kosovës në kryeqytetin danez është sulmuar të hënën, me ç’rast është hedhur, dhe më pas edhe është vjedhur nga vandalët flamuri i Republikës së Kosovës.
“Bazuar në vëzhgimin e situatës nga Konsulli i Kosovës në Kopenhagë, vandalizmi ishte i organizuar, pasi dorasit kishin me vete edhe mjetet e nevojshme për të kryer vandalizimin dhe për t’iu qasur flamurit. Me këtë rast, Konsullata e Kosovës ka njoftuar menjëherë Policinë daneze, ndërsa Ambasada e Republikës së Kosovës ka shkruar një Notë Verbale për autoritetet daneze dhe ka kërkuar që sa më shpejtë të identifikojë autorët e këtij vandalizimi dhe ata të dalin para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MPJD.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konsideron se fakti që Kosova sulmohet në prezencën e saj diplomatike, dëshmon edhe njëherë se puna e institucioneve dhe misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës është pengesë për agjendat e dikujt.
Angazhimi ynë nuk do ndalojë, pavarësisht akteve të tilla vandale. Prandaj, si Ministri e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, inkurajojmë të gjithë diplomatët që të vazhdojnë të jenë në krye të detyrës së tyre, duke avancuar interesin e Republikës së Kosovës dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj.
Ulutas i falënderon aletatët në NATO që po e mbajnë KFOR’in ...
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish