Sot, nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku së bashku me Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Abdyl Ymeri, kanë pritur në takim drejtorin e Programit “Up to Youth”, Daniel Cruz, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e Programit për Ngritjen e të rinjve në Skenderaj.
Në kuadër të këtij projekti do të realizohet një projekt pesë vjeçar i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i cili ka për qëllim përfshirjen e rinisë, duke i mobilizuar dhe angazhuar ata për të bërë ndryshime të caktuara.
Pjesë e këtij programi do të jenë të rinjtë e moshave 15-24 vjeçare, të cilët do të ndahen në dy grupe të moshave 15-18 dhe 18-24 vjeçare, duke zhvilluar aktivitete të caktuara për këto mosha.
Nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur komuna deri me tani me organizatën USAID, duke treguar gatishmëri edhe për përkrahje të mëtutjeshme nga komuna për realizimin e këtyre projekteve.
“Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me ju, për të mirën e të rinjve të Skenderajt, të cilët për shkak të historisë së luftës se fundit në Kosovë, jam i vetëdijshëm se e kanë me së të nevojshme përfshirjen e tyre në trajnime të ndryshme”, tha nënkryetari Lushtaku.
Nga ana tjetër drejtori i Programit “Up to Youth”, Daniel Cruz deklaroi se qëllimet kryesore të këtij memorandum bashkëpunimi janë:
· Mobilizimi i rinisë për të qenë forcë e ndryshimeve pozitive
· Zhvillimi dhe demonstrimi i shkathtësive të buta/jetësore për rininë
· Zhvillimi, ndërtimi dhe mbështetja e partnerëve të qëndrueshëm për kultivimin e një mjedisi ku rinia mund të përfshihet.
Pjesë e realizimit të këtij projekti do të jetë edhe Qendra Rinore e komunës së Skenderajt.



Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...