Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku janë ushtarakët e rinj që do t’i shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ceremonia e tyre e diplomimit ishte mjaftë e veçantë, madje në të mbajti fjalim edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
Ambasada e ShBA-ve në Kosovë ka uruar sot Shalën dhe Dalladakun, duke theksuar se kanë bërë krenarë gjithë Kosovën.
“Ju keni bërë krenarë gjithë Kosovën me arritjen e juaja dhe sensin e shërbimit dhe detyrës. Ne hedhim kapelat në ajër, për të festuar për ju dhe suksesin tuaj të ardhshëm në Ushtrinë e Kosovës”, thuhet nga ambasada.
Një ceremoni diplomimi si asnjë tjetër në historinë 218 vjeçare të kësaj akademie. Rreth 1100 kadetët e akademisë ushtarake West Point marshuan krenarë në parkun e kampusit me maskat mbrojtëse që iu shtuan këtë herë uniformës tradicionale.
Mes tyre, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, janë dy kadetët e rinj nga Kosova të diplomuar në këtë akademi prestigjioze që gërsheton mësimin e doktrinave të taktikave ushtarake me edukimin akademik.
https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/4630097533683032
Benita e zhgënjyer me Labin: Kuku, me kë paskam ndenjur deri...
Edi Rama e quan idiot ndërkombëtar prokurorin e Hagës që tha...
Konjufca: Kush tenton ta ndryshojë të vërtetën tonë, do të h...
FSK-ja zhvendos parakalimin e pavarësisë
Real Madridi has në ‘mur’ për Vitinhan, PSG nuk ...
Mbrojtësi i viktimave: Lufta e UÇK-së do të çonte në humbje ...