Katër persona rrahen për pronë në Podujevë

10:14 | 15 Qershor 2020
A Z

Katër persona janë arrestuar nga Policia , pasi u përfshinë në një rrahje me mjete të forta druri për një kontest pronësor, ku në këtë rrahje është përfshirë edhe një grua.

Pasi janë përfshirë në rrahje në Podujevë, të gjithë të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale