Sulmuan fizikisht Policët, arrestohen katër persona

10:28 | 14 Qershor 2020
A Z

Mbrëmë janë arrestuar katër persona pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa ishin në kryerje të detyrës .

Policia bënë të ditur se, Si pasojnë sulmit  dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Ndërsa, me vendim të prokurorit të dyshuari janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

“Fsh. Vitomiricë, Pejë 13.06.2020-18:30. Janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj Kosovar të cilët fizikisht i kanë sulmuar dy zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare duke e siguruar një vende të ngjarjes pasi në atë lokacion janë gjetur dy trupa të pajetë. Si pasojnë sulmit  dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuari janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale