Qyteti i Vitisë sot shënon Ditën e Çlirimit nga lufta e fundit në Kosovë.
Kryetari i kësaj Komunë, Sokol Haliti, ka uruar të gjithë qytetarët për këtë ditë, duke shtuar se kjo ditë do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e qytetarëve vitias, sepse njëkohësisht shënon edhe fundin e vuajtjeve dhe tmerrit që popullata civile shqiptare po përjetonte nga regjimi i atëhershëm.
“Në këtë ditë të rëndësishme, duam të kujtojmë dhe të nderojmë të gjithë ata që kontribuan dhe sakrifikuan: veprimtarët, ish-të burgosurit politikë, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidët e luftës, e me theks te veçantë, dëshmorët e lirisë, që po e gëzojmë sot. Një respekt dhe falënderim iu drejtojmë edhe aleatëve ndërkombëtarë dhe forcave të NATO-s, të udhëhequra nga SHBA-të, që na përkrahën në këtë rrugëtim”.
“Dëshiroj që në këtë ditë të shënuar t’iu uroj shëndet të mirë e prosperitet në të gjitha fushat e jetës. Urime 14 Qershori- Dita e Çlirimit”, ka shkruar Haliti në rrjetin social Facebook.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...