Barcelona arriti ta rinisë sezonin me fitore, pasi e mposhti Real Mallorcan me rezultat 4:0, duke e përforcuar kështu pozitën si lidere e La Ligës. Këtë fitore katalonasit e morën falë edhe ndihmës nga kapiteni Lionel Messi, i cili kontribuoi me dy asiste dhe një gol, përkundër dyshimeve për gjendjen e tij fizike pas lëndimit që pësoi pas rinisjes së stërvitjeve, pas krizës së koronavirusit.
Skuadra e Quique Setien, përkundër që e mbajti kreun e La Ligës kur sezoni 2019/20 u pezullua në mars shkaku i koronavirusit, ka qenë në formë të lëkundshme këtë sezon, pasi që i ka humbur pesë ndeshje si mysafire në La Liga – rekordi ky më i keq që nga sezoni 2007/08, raporton Gazeta Express.
Megjithatë, u duk në formë të mirë kur nisi ndeshja në stadiumin Iberostar, pasi që Arutro Vidal arriti të shënojë pas vetëm 65 sekondave lojë. Megjithatë, përkundër shqetësimit që mund ta kenë pasur në atë moment tifozët e Mallorcas, skuadra e tyre arriti të organizohet më mirë për minutat vijues.
Por, Barcelona ishte më e rrezikshme gjatë aksioneve të sulmit dhe e gjeti golin e qetësisë në minutën e 37-të, kur Lionel Messi e asistoi golin e Martin Braithëaite, i cili u bë lojtari i tretë danez që shënon për Barcelonën në La Liga, pas Michael Laudrup.
Mallorca e nisi më mirë pjesën e dytë, duke nxitur futbollistët të sulmojnë përmes avancimit të mbrojtësve anësorë në pjesën më ofensive të fushës, ndërsa tifozët e Barcelonës e festuar kthimin e Luis Suarezit, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 57-të.
Por, historia e pjesës së parë – kur Barcelona kishte shënuar menjëherë pas ndërprerjes së parë për rifreskim të lojtarëve – u përsërit edhe në pjesën e dytë. Jordi Alba shënoi për 3:0 vetëm disa momente pas ndërprerjes së dytë të ndeshjes. Messi e asistoi edhe këtë gol, të shënuar në minutën e 79-të.
Në minutat në vazhdim shënuan nga një gol edhe Jordi Alba dhe Lionel Messi dhe kjo fitore tani ia përforcon Barcelonës pozitën e liderit, ndërsa Mallorca tani vazhdon luftën për mbijetesë.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...