Pas rreth tre muajve pauzë, Interi dhe Napoli do të kthehen sot në orën 21:00 në fushën e lojës, për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Napoli dhe Interi do të përballen në Stadiumin San Paolo për të përcaktuar edhe ekipin e dytë finalist të edicionit të 73 të Kupës së Italisë, finale që ishte programuar fillimisht për t’u luajtur në kryeqytet më 13 maj, ndërsa pas shtyrjes së gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit takimi përmbyllës i këtij edicioni është përcaktuar që të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, pra më datë 17 qershor.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Gennaro Gattuso nis aktin e dytë të kësaj gjysmëfinaleje tepër i favorizuar, duke marrë në konsideratë rezultatin e ndeshjes së vajtjes, që u mbajt në Milano më datë 12 shkurt.
Formacionet e të dyja skuadrave:
? Starting XI: Ospina, Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj, Elmas, Demme, Zielinski, Politano, Mertens, Insigne.
⚽ #NapoliInter
? #CoppaItalia
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/vENuujinbe— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) June 13, 2020
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...