Protestat anti-racizëm në Britaninë e Madhe janë marrë peng nga ekstremistët.
Kështu tha kryeministri britanik Boris Johnson ndërkohë që në vend po rritet frika për përleshje mes aktivistëve dhe grupeve të të djathtës ekstreme dhe përhapje të vandalizmit. Disa statuja ndërkohë janë mbuluar me shtresa mbrojtëse, përfshirë edhe atë të liderit të kohës së luftës së dytë botërore, Uinston Cërcill dhe memorialin e luftës Cenotaf, në qendër të Londrës, që më parë ishin dëmtuar.
Banorët e Penny Lane, në Liverpul, që është bërë i famshëm nga një këngë e Beatles në 1967, mbuluan me grafite tabelat me emrat e rrugës, që pretendohet se ka marrë emrin nga një tregtar skllevërish.
Në Banokbërn, në Skocinë qendrore, një statujë e mbretit Robert the Brus, u shfytyrua, pasi njeriu që udhëhoqi skocezët në fitoren kundër Anglisë në 1314 u quajt racist. Statujat, monumentet, emrat e rrugëve dhe ndërtesave që i dedikoheshin figurave historike nga e shkuara kolonialiste e Britanisë, janë bërë tani shënjestra të aktivistëve. Kjo ka ndezur edhe thirrjet për një ri ekzaminim të mënyrës se si e shkuara historike e vendit shënjohet në hapsirat publike dhe që shumë monumente të hiqen ose zhvendosen nëpër muze.
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj