Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

11:14 | 13 Qershor 2020
A Z

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Pejë është gjetur pa shenja jete një mashkull.

Policia njofton se, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërsa, Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Zahir Pajaziti, Pejë 12.06.2020-06:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet nw raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale