Plazhi i famshëm në Rio de Zhaneiro, Kopacabana, u shndërrua “në një varrezë masive”, pasi një organizatë lokale zhvilloi një protestë ndaj qeverisë, e cila po akuzohet se nuk po përgjigjet si duhet ndaj pandemisë së koronavirusit.
Anëtarët e një organizate jo qeveritare filluan të gërmojnë njëqind varre në rërë, vendosën disa kryqe dhe flamuj të Brazilit për të theksuar numrin e lartë të vdekjeve nga COVID-19.
Brazili renditet pas Shteteve të Bashkuara sa i përket numrit të infektimeve dhe kaloi Italinë me numrin e viktimave. /voa
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje