Lëvizja Vetëvendosje sot nga ora 17:00 ka paralajmëruar se do të mblidhet në shesh të Prishtinës.
E, Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, për arbresh.info ka thënë se Drejtoria e Operacioneve pran Policisë së Kosovës, veçse ka hartuar planin e saj operacional për protestën e paralajmëruar të së premtes.
“Drejtoria e Operacioneve pran Policisë së Kosovës, veç se ka hartuar planin e saj operacional për protestën e paralajmëruar të së premtes. Dhe sipas një logjike që ka vepruar PK-ja në raste të tilla në të kaluarën ka formuar kordonët policorë të cilat i ka mbuluar në rend të parë me policet e rendit publik ndërsa në rendin e dytë njësitet e specializuara që i kanë gjitha mjetet për të kontrolluar dhe shpërndarë masën e atyre individëve që bëjnë veprime kriminale”, ka thënë Shala.
Ndër të tjera, ai ka thënë se nëse kalohen rrethojat e objekteve, atëherë PK-ja, e ka për obligim “neutralizimin” e agresionit që ka hyrë në atë hapësirë e cila në ato momentet me ligjin për PK dhe atij të Sigurisë Publike dhe protokollin e sigurisë që operojnë policët.
“Nëse kalohen rrethojat e objekteve me veçori të veçantë atëherë PK-ja, e ka për obligim “neutralizimin” e agresionit që ka hyrë në atë hapësirë e cila në ato momentet me ligjin për PK dhe atij të Sigurisë Publike dhe protokollin e sigurisë që operojnë policët “pezullohet” lëvizja e qytetarëve deri sa të vlerësohet gjendja e sigurisë. Dhe çdo dëmtim që bëhet përgjatë protestës duhet shteti t’ia adresoj subjektit që ka organizuar”, ka thënë Shala./arbresh.info/
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...