Policia për protestën: Do ndërmarrim të gjitha veprimet konform Kushtetutës

08:58 | 12 Qershor 2020
A Z

Policia gati për tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje

Policia ka njoftuar lidhur me tubimin e Vetëvendosjes dhe thuhet se kanë ndërmarrë të gjitha masat konform Kushtetutës së Kosovës.

“Lidhur me tubimin/manifestimin e paralajmëruar të mbahet nesër (12.06.2020) në orën 17:00 në Prishtinë, Policia e Kosovës njofton opinionin publik se organizatorët e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës për mbajtjen e këtij tubimi/manifestimi”, njofton Policia e Kosovës.

“Si institucion i zbatimit të ligjit, Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike,  shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë”, thuhet në përgjigjen e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale