Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës teksa ka dërguar kritika te ish-Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, madje i ka quajtur patriota me bateria.
Haxhiu ka thënë se ish-qeveria i ka mashtruar qytetarët duke u premtuar përfitim nga pako emergjente të cilat nuk i kanë marrë të plota, shkruan arbresh.info.
“Ky vend sot do të vendos a do ta përkrahë sektorin privat apo jo. Ky kuvend duhet të vendos sepse i keni mashtruar dhe nuk i keni paguar. Qeveria Kurti ka pas zemërgjerësi për të ndarë 10 milionë euro në kohën e pandemisë për rrymën e serbëve në veri, duke i diskriminuar qytetarët serbë në pjesët e tjera të vendit dhe qytetarët e komuniteteve të tjera”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se “ky është fakt, e keni pas mundësinë me u nda 10 milionë euro serbëve në veri, ju patriotët me bateria dhe sot më thoni jo qytetarët nuk do t’i marrin nga 170 euro. U keni premtuar dhe sot po thoni jo”./arbresh.info/
Një ditë para përballjes me gjigantin holandez, Kurti pret n...
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ‘lartëson’ Salahun, ...
KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhje...
CEO i Saudi Pro League i hap rrugë transferimit të Salahut n...
Haradinaj: Kryetarët e Listës Serbe në veri të kthejnë urgje...
Shuhen dilemat, Mbappe ftohet për ndeshjen me Man Cityn